Çudira shqiptare/ Dasmorët zbresin në rrugë e ja marin valles, bllokohet qarkullimi në Vlorë

Çudira shqiptare/ Dasmorët zbresin në rrugë e ja marin valles, bllokohet qarkullimi në Vlorë

Një episod i pazakontë është shënuar mesditën e kësaj të enjte në qytetin e Vlorës, ku një grup dasmorësh kanë ndalur papritur automjetet dhe kanë zbritur në rrugë për të kërcyer valle në mes të aksit kryesor Transballkanik. Ngjarja ndodhi në një nga segmentet më të frekuentuara të qytetit, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit. Pamjet e shpërndara nga qytetarë të pranishëm tregojnë një atmosferë festive, ndërsa makinat presin në radhë deri në përfundim të valles. Pas pak minutash festë spontane, dasmorët janë futur me shpejtësi nëpër makina dhe kanë vijuar rrugën, duke liruar trafikun.