Çorapet e arnuara të shokut Enver

Çorapet e arnuara të shokut Enver

Nga: Kastriot Dervishi Në librin e Sulo Hekuran Dalipajt (komandant i grupit të sigurimit të Enver Hoxhës, njohur për publikun si Sulo Gradeci), 30 vjet pranë shokut Enver (në fakt me gënjeshtër qysh në titull sepse shërbeu 19 vjet në vitet 1966-1985), botuar në vitin 1986, gjen lloj-lloj xhevahiresh. Në fakt, vetë shoku Enver në librat e vet ishte kujdesur ta mësonte popullin se djathi, mishi, pijet etj., ishin të dëmshme për shëndenë. Për këtë arsye, kish vendosur dita të rrepta që u thonin triska apo tollona. Simbolike u bënë në atë kohë çorapet e shokut Enver, simboli i një regjimi brekëgrisurish. Ja çfarë ka hedhur në kartë shoku Sulo për këtë pjesë: Kohë më parë do të porositeshin disa palë çorape për shokun Enver. U kërkua...