Como vazhdon të surprizojë, Fabregas: Fitore e veçantë ndaj United por me këmbë në tokë, tani fillon pjesa e vështirë
22 Tetor 2026 9:00 Telesport Cesc Fabregas po përpiqet t’i mbajë të gjithë te Como “me këmbë në tokë” pas fitores spektakolare 4-1 ndaj Manchester United: “Ishte një mbrëmje e veçantë, por jemi ende në fillim të asaj që kemi ndërmend të arrijmë. Le t’i mbajmë këmbët në tokë, këtë të shtunë kemi një ndeshje tjetër”. “Nuk e di nëse mund të konkurrojmë me këdo, por duhet të mbetemi modestë. Ne gjithmonë përgatitemi dhe përpiqemi të luajmë lojën tonë, ashtu siç bëmë kundër Inter në Kupën e Italisë, apo kundër Napoli dhe Roma. Këtu bëhej fjalë për Manchester United, pavarësisht vështirësive që po kalojnë aktualisht. Të mos harrojmë se për disa nga lojtarët tanë, kjo është vetëm ndeshja e tretë në Ligën e Kampionëve“, tha...
Burimi:
telesport.al