Çmimi i naftës bie në tregjet ndërkombëtare, por në Shqipëri mbetet ndër më të shtrenjtat në Europë

Çmimi i naftës bie në tregjet ndërkombëtare, por në Shqipëri mbetet ndër më të shtrenjtat në Europë

Çmimet e naftës bruto kanë shënuar rënie për të katërtën ditë radhazi në tregjet ndërkombëtare, ndërsa sinjalet për furnizime më të qëndrueshme kanë zbutur shqetësimet për një ndërprerje të menjëhershme të eksporteve nga Lindja e Mesme. Nafta europiane Brent është tregtuar rreth 101.70 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate, WTI, rreth 98.20 dollarë. Rënia vjen në një kohë kur eksportet e Arabisë Saudite janë rikuperuar në mbi 4 milionë fuçi në ditë gjatë shtatorit, duke ulur presionin mbi tregjet. Edhe zhvillimet gjeopolitike kanë ndikuar në pritshmëritë e investitorëve. Raportet e fundit flasin për përpjekje diplomatike të Kinës ndaj Iranit për frenimin e sulmeve të militantëve Houthi në Detin e Kuq, çka ka shtuar shpresat për një ulje të tensioneve dhe stabilizim të furnizimeve.  ...