Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Çmimi i gazit natyror në Europë rritet ndjeshëm pas sulmit amerikan ndaj Iranit
Bota E Hënë, 23 Qershor 2025 14:29 Çmimi i gazit natyror në tregjet evropiane ka shënuar një rritje të ndjeshme pas ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Iran. Gjatë tregtimit të hershëm të së hënës, kontrata mujore TTF, referenca kryesore për gazin në Europë, u rrit në 42,44 euro për megavat orë (MWh), duke arritur nivelin më të lartë që prej fillimit të prillit. Kjo rritje vjen pas sulmit amerikan ndaj objekteve bërthamore nëntokësore të Iranit, ndërhyrje që shënon përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit. Analistët paralajmërojnë për pasoja serioze në tregjet e energjisë,...