Çmimet u rritën me 2,9% në shtator, ministri Malaj: Inflacioni më i ulët se në BE

Çmimet u rritën me 2,9% në shtator, ministri Malaj: Inflacioni më i ulët se në BE

Çmimet e konsumit në Shqipëri u rritën me 2,9% në shtator, sipas shifrave të publikuara nga ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili thekson se inflacioni në vend mbetet ndër më të ulëtit në rajon dhe nën mesataren e Bashkimit Europian. Malaj bën të ditur se inflacioni në BE ishte 3,8%, ndërsa në vendet e rajonit arriti deri në 7,8%. Sipas ministrit, këto shifra tregojnë qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe efektin e masave të ndërmarra nga qeveria për të përballuar rritjen e çmimeve. Malaj ndalet edhe te karburantet, duke theksuar se është rikthyer Bordi i Transparencës për monitorimin e tregut, ndërsa qeveria ka në dispozicion mekanizmin e uljes së akcizës për të zbutur ndikimin e shtrenjtimit të tyre. Ministri përmend Pasqyrën e Çmimeve, përmes së...