Çmimet stratosferike në Shqipëri, Kedhi: Jemi në një krizë të madhe, ekonomike, sociale e demografike

Çmimet stratosferike në Shqipëri, Kedhi: Jemi në një krizë të madhe, ekonomike, sociale e demografike

I ftuar në emisionin të mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ishte nënkryetari i Partisë Demokratike Nikola Kedhi. Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar situatën katastrofike me çmimet në Shqipëri. Flavio Qarri: A janë shqiptarët që u vjen zor të pranojnë që janë të varfër dhe të protestojnë për atë, apo çfarë po ndodh. Nikola Kedhi: Nuk është një kolpo e menjëhershme. Banka Botërore, Eurostati, kanë ngritur alarme prej vitesh për situatën në të cilën ndodhet vendi. Dhe mbi të gjitha e ndjejnë qytetarët shqiptarë përditë. Dhe kjo është një rritje graduale e çmimeve që kanë ndodhur në mënyrë të vazhduar në dekadën e fundit. Pse? Se ka të bëjë më modelin ekonomik që është ngritur. Në qoftë se ti e bazon...