Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin
Rritja e çmimeve po rikthen në vëmendje nevojën për masa mbështetëse për familjet dhe shtresat në nevojë. Rikthimi nga qeveria i Bordit të Transparencës për karburantet, në një kohë kur çmimi i naftës ka arritur në 229 lekë për litër, është një tjetër tregues i presioneve që po shfaqen në treg. Por shqetësimi nuk lidhet vetëm me karburantet, pasi rritja e kostove mund të reflektohet edhe në produkte dhe shërbime të tjera, duke shtuar barrën mbi buxhetet familjare. Ndërsa vende të tjera të rajonit kanë ndërmarrë masa për të frenuar efektet e rritjes së çmimeve, si ulja e çmimeve në Greqi apo reduktimi i akcizës për naftën në Malin e Zi, në Shqipëri mbetet e hapur pyetja nëse do të ketë një paketë të posaçme...
Burimi:
javanews.al