Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Çmendet’ moti në Turqi, reshje të dendura dëbore në verilindje, zjarre në bregdetin perëndimor
Reshje të dendura dëbore kanë goditur sot rajonet malore të verilindjes së Turqisë, në një situatë të pazakontë për muajin korrik, ndërkohë që 1.600 kilometra më larg, në bregdetin perëndimor, zjarrfikësit vazhdojnë luftën me flakët që kanë përfshirë zonat turistike. Sipas mediave turke, dëbora ka rënë në disa provinca të Anadollisë Lindore, përfshirë Rizen, Trabzonin, Bajburtin dhe Erzurumin, kushte atmosferike që nuk janë parë prej dekadash. Një gazetar nga zona e Rizes, i cili foli për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), tregoi se reshjet e dëborës zgjatën afro pesë orë. “Jam 65 vjeç dhe kam kaluar gjithë jetën në Rize....