‘Ç’keni me pemën re? Rama nuk do as hije’/ Deputeti i PD përplaset me Policinë

‘Ç’keni me pemën re? Rama nuk do as hije’/ Deputeti i PD përplaset me Policinë

Saimir Korreshi-Lushnjë LUSHNJË- Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka hasur në kundërshtime edhe në qytetin e Lushnjës, ku IMT dhe policia e rendit janë përplasur me qytetarët, por jo vetëm. Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, u bë bashkë me qytetarët për të kundërshtuar prerjen e pemëve mbi 30-vjeçare në lagjen “Gafurr Muço". Madje, Korreshi ka filmuar të gjithë skenën përmes një video live në rrjetin e tij social, Facebook. Ai ka kundërshtuar efektivët e policisë, teksa thotë se pemës nuk i kishte ndodhur asgje, por u pretendua se ajo "zinte hapësirën publike". Gjatë përplasjes, Korreshi dhe qytetarët e mbledhur kanë kërkuar urdhrin me shkrim për prerjen e pemës, ndërsa sipas punonjësve të bashkisë cilësohet si pengesë urbane. "Ku e ke urdhrin, ma nxjerr urdhrin", dëgjohet t'i...