Civilë me maska të zeza futen nëpër lagje – U turren këmba-këmbës qytetarëve për t’i arrestuar

Civilë me maska të zeza futen nëpër lagje – U turren këmba-këmbës qytetarëve për t’i arrestuar

Sikur të mos mjaftonte dhuna brutale, gazit lotsjellës, botët e ujit, bombat Molotov dhe plumbat e gomës, Policia e kryeministrit Edi Rama po u sulet qytetarëve me metoda të regjimit. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Syri, shfaqen civilë me maska të zeza, të cilët futen nëpër lagjet e Tiranës për të terrorizuar qytetarët që lëvizin lirisht. Katër makina të zeza me civilë brenda janë parë teksa lëvizin pranë gjimnazit ‘Partizani’ në kryeqytet, në tentativë për të arrestuar të rinjtë që kundërshtojnë prej 7 ditësh në protestë qeverinë e Edi Ramës. Por pavarësisht reprezaljeve policore, qytetarët nuk janë dorëzuar, duke protestuar më shumë nga dita në ditë, edhe pse dhuna brutale e efektisvëve sa vjen e shtohet mbi ta, ku nuk janë kursyer...