Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Çitaku: Vetëvendosje po e pengon konstituimin e kuvendit, presidentja duhet të marrë rol më aktiv
👁9380
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po mban të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si një “pengmarrje klasike” të institucioneve. “Të them të drejtën, kësaj pyetje mund t’i jap përgjigje vetëm Lëvizja Vetëvendosje, sepse ata po e mbajnë të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo është një pengmarrje klasike,” u shpreh Çitaku, duke shtuar se PDK ka ofruar alternativë, edhe pse nuk ka asnjë detyrim për të votuar kandidatin e Vetëvendosjes pa shumicë parlamentare. Ajo theksoi se PDK nuk do të votojë “nën diktat”, duke refuzuar...