Çitaku: Kosova peng i kokëfortësisë së Albin Kurtit – PDK nuk lëviz nga qëndrimi

Çitaku: Kosova peng i kokëfortësisë së Albin Kurtit – PDK nuk lëviz nga qëndrimi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kosova po mbahet peng nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për shkak të, siç u shpreh ajo, “paaftësisë së tij për të formuar institucionet e reja” pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.Duke hyrë në objektin e Kuvendit për seancën konstituive – tashmë për herë të pesëdhjetë – Çitaku tha se ky ngërç institucional është bërë i papranueshëm dhe vuri theksin te mungesa e kompromisit nga ana e Kurtit.“Kosova është peng i kokëfortësisë së Albin Kurtit dhe paaftësisë së tij, dhe mungesës së dëshirës për të arritur marrëveshje. Kjo lloj situate...
Burimi: Diasporashqiptare.al