Burimi:
Sot.com.al

“Cirku” treditor në Beograd turpëron Vuçiçin, mediat serbe nxjerrin zbuluar presidentin, ja sa pak njerëz morën pjesë
👁4632
Marsela SHYTIA Drama politike vazhdon në Serbi nën udhëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili ka vendosur t’u tregojë studentëve dhe qytetarëve rebelë që kërkojnë ndryshim se shumica e serbëve janë me të. Pra, nga e premtja deri dje në Beograd, ai organizoi një kuvend treditor “Serbinë nuk do ta japim”, ku do të promovohen “idetë e një lëvizjeje kombëtare që do të emërtohet”, siç njoftojnë mediat e kontrolluara rreptësisht. Regjimi shpërndan gënjeshtrën se do të jetë tubimi më i madh në historinë e Serbisë, mburret me një flamur 200 metra të gjatë dhe, si në të kaluarën, në Beograd...