Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Cili ishte roli i Katarit në armëpushimin Izrael – Iran dhe si u arrit marrëveshja
Mes shpërthimeve të raketave dhe negociatave të fshehta, një armëpushim i shpallur nga SHBA-ja ka rikthyer shpresën për shmangien e një lufte gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme. Por bombardimet vazhdojnë, duke e bërë të paqartë nëse kemi të bëjmë me fundin e një konflikti apo me një pauzë të përkohshme. Hakmarrje simbolike për efekt propagandistik Pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane, Irani lëshoi 14 raketa drejt bazës amerikane Al Udeid në Katar, por sulmi nuk shkaktoi asnjë dëmtim. Forcat amerikane ishin larguar disa ditë më parë, ndërsa autoritetet në Doha ishin paralajmëruar në kohë, duke aktivizuar sistemet mbrojtëse. Sulmi...