Cilët janë tre personat në botë që mund të udhëtojnë pa pasaportë?
Për pothuajse çdo person në botë, pasaporta është dokumenti bazë për udhëtimet jashtë vendit. Megjithatë, ekzistojnë tre përjashtime të veçanta: **Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar, Perandori i Japonisë Naruhito dhe bashkëshortja e tij, Perandoresha Masako**. **Mbreti Charles III** nuk është i detyruar të ketë pasaportë britanike gjatë udhëtimeve jashtë vendit. Arsyeja lidhet me faktin se pasaportat britanike lëshohen në emër të monarkut. Për këtë shkak, sovrani britanik nuk ka nevojë të pajiset me një pasaportë personale. Kjo privilegj nuk vlen për anëtarët e tjerë të familjes mbretërore. Për shembull, **Mbretëresha Camilla** dhe **Princi William** kanë pasaporta dhe i përdorin ato gjatë udhëtimeve jashtë vendit. Dy përjashtimet e tjera janë **Perandori japonez Naruhito dhe Perandoresha Masako**. Praktika e veçantë në Japoni daton që nga...
Burimi:
lajme.al