Cila është origjina e muzikës?

Cila është origjina e muzikës?

Instrumenti më i vjetër muzikor në botë është një flaut 60.000-vjeçar, i bërë nga një Neandertal nga kocka e këmbës së majtë të një ariu të ri që jetonte në shpella. Si Neandertalët, ashtu edhe arinjtë e shpellave janë zhdukur prej kohësh, por muzika, me të gjitha konceptet dhe estetikën e saj themelore, jeton ende me speciet tona. Ndërsa muzika ka sot një rëndësi të madhe, origjina e saj është ende e pa kuptuar, duke qenë një objekt debati midis studiuesve. Gjithsesi ekzistojnë disa ide se si dhe pse u shfaq muzika. Një teori e pranuar gjerësisht, është se muzika mund të ketë evoluar si një formë e shprehjes emocionale apo komunikimit. Sipas kësaj teorie, muzika mund ta ketë origjinën si një mënyrë që njerëzit e hershëm  e përdornin për të shprehur ndjenjat dhe emocionet e tyre, si gëzimi, trishtimi ose ankthi. Me kalimin...