Cigarja e ndezur, shkak për zjarrin në një apartament në Lezhë, banorët asfiksohen nga tymi

Cigarja e ndezur, shkak për zjarrin në një apartament në Lezhë, banorët asfiksohen nga tymi

Një cigare e lënë ndezur dhe e harruar nga një banor në një apartament 4-katëesh në Lezhë, është bërë shkak për përfshirjen nga flakët dhe asfiksimin e banorëve. Zjarri ra rreth orës 16.30, në një pallat banimi në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës ka vënë në alarm dhjetëra banorë. Ngjarja është regjistruar në katin e parë të një pallati 4-katësh, ku flakët kanë përfshirë një apartament dhe më pas tymi është përhapur në të gjithë godinën. Në banesë ndodheshin kryefamiljari dhe vajza e tij e mitur, ndërsa ndërhyrja e një banori tjetër bëri të mundur njoftimin në kohë të shërbimeve të emergjencës. Zjarrfikësit mbërritën brenda pak minutash dhe arritën të shuajnë flakët, ndërsa në bashkëpunim me policinë evakuuan banorët, duke kontrolluar apartamentet një nga një. Për...