Çifligu: PS i ka ndezur motorët elektoralë, po PD? Kaso: Socialistët thjeshtë po marketojnë pas luftës së brendshme

Çifligu: PS i ka ndezur motorët elektoralë, po PD? Kaso: Socialistët thjeshtë po marketojnë pas luftës së brendshme

Gazetarja Bruna Çifligu, e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, deklaroi se Partia Socialiste i ka ndezur tashmë motorët elektoralë për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, ndërkohë që PD nuk duket askund. Por për deputetin e PD, Ivi Kaso, PS thjesht po kërkon të bindë qytetarët se është gati, pas betejave të brendshme për ndarjen e klaneve që ka pasur në periudhën e fundit. Pjesë nga biseda: Çifligu: Kundërshtari i ka ndezur motorët elektoralë, po ju? Kaso: Nuk është jashtë vëmendjes sonë përgatitja për zgjedhjet e 2027-ës apo edhe rifreskimi i strukturave, si dhe zgjedhjet e parakohshme. Ky është një proces paralel; po evidentojmë edhe kandidaturat potenciale për kryetarë bashkie. Ndërkohë, në krahun tjetër deklarohet se janë ndezur motorët,...