Christa Pike lë spitalin dhe rikthehet në burg, a do të përsëritet ekzekutimi me vdekje?
Christa Pike, e burgosura amerikane e dënuar me vdekje, ka lënë spitalin pas ekzekutimit të dështuar në fund të muajit të kaluar, bënë të ditur avokatët e saj. 50-vjeçarja, e dënuar për vrasje, është kthyer në burgun ku ka kaluar 30 vitet e fundit, thuhet në deklaratën e avokatëve të saj të publikuar të shtunën. Ajo po vijon të marrë kujdes mjekësor në burg. Pike i mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse me pentobarbital më 30 shtator, të cilat e lanë në gjendje kritike në spital. Në fillim të kësaj jave, ajo rifitoi vetëdijen dhe nisi të fliste, duke habitur ekspertët, personelin mjekësor dhe avokatët e saj. “Ajo u është mirënjohëse ekipeve të para të ndërhyrjes dhe stafit mjekësor për kujdesin e treguar në këto rrethana të jashtëzakonshme”, thuhet në deklaratën...
Burimi:
syri.net