Chivu: Në Champions ka pak frikë, ndonjëherë fitojnë mendja dhe zemra
22 Tetor 2026 7:23 Alfred Lleshi Interi kishte nevojë për një fitore në Champions League dhe e siguroi kundër Shakhtarit, pavarësisht vështirësive dhe daljes me karton të kuq të Bastonit në pjesën e dytë. “U pa pak frikë. Humbjet e fundit në Champions kanë lënë gjurmë. E nisëm mirë, por më pas u shqetësuam përballë një skuadre me cilësi dhe zotërim të mirë të topit. Tri zëvendësimet në fillim të pjesës së dytë na rikthyen energjinë dhe lëvizshmërinë. Pas mbetjes me dhjetë lojtarë, na u desh të shtonim diçka që na kishte munguar. Ndonjëherë fitojnë mendja dhe zemra. Djemtë bënë sakrifica shtesë. Treguam se dimë të vuajmë, duke rritur përqendrimin, patëm fat që nuk pësuam gol”, – deklaroi Cristian Chivu. Trajneri theksoi rëndësinë e energjisë:...
Burimi:
telesport.al