Charles Baudelaire, poeti që sfidoi kohën
Charles Baudelaire, një nga poetët dhe kritikët më të njohur francezë, lindi më 9 prill 1821 në Paris dhe ndërroi jetë më 31 gusht 1867, në moshën 46-vjeçare. Ai u bë një figurë e rëndësishme e letërsisë franceze dhe njihet veçanërisht për veprën e tij të famshme “Lulet e së Keqes”. Fëmijëria dhe marrëdhëniet familjare ndikuan shumë në jetën e Baudelaire-it. Pas vdekjes së babait, nëna e tij u martua me një kolonel, me të cilin Baudelaire pati marrëdhënie të vështira. Këto përvoja ndikuan në krizën ekzistenciale dhe në ndjeshmërinë e veçantë që do të shfaqte më vonë në poezinë e tij. Në rini, Baudelaire u përfshi në jetën artistike të Parisit dhe njohu poetë të rëndësishëm të kohës, mes tyre Gérard de Nerval dhe...
Burimi:
kultplus.com