Champions League/ Inzaghi me “dhimbje koke” para Barcelonës, dëmtohet brojtësi titullar

Champions League/ Inzaghi me “dhimbje koke” para Barcelonës, dëmtohet brojtësi titullar

Numri i lojtarëve të padisponueshëm vazhdon te rritet tek Inter në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League ndaj Barcelonës. Trajneri Simone Inzaghi tashmë ka marrë konfirmimin nga stafi mjekësor se mbrojtësi Benjamin Pavard nuk do të luajë. Mbrojtësi zikaltër, pas lëndimit të kyçit të këmbës që pësoi kundër Romës pak ditë më parë në kampionat, do të qëndrojë në Milano për trajtim. Ndaj, ai do të humbasë ndeshjen e parë të gjysmëfinale. Madje, për momentin, është e pamundur të bëhen parashikime për praninë në fushë të Pavard për ndeshjen e kthimit. Një tjetër goditje e rëndë kjo...
Burimi: Vizionplus.tv