“Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi?”, Nufi mohon akuzat pas audios së publikuar nga Ahmetaj

“Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi?”, Nufi mohon akuzat pas audios së publikuar nga Ahmetaj

Ministri Ermal Nufi ka reaguar për herë të parë lidhur me akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe audion e publikuar prej tij në Syri TV, ku përmenden diskutime për marrëveshje biznesi në fushën e prodhimit dhe tregtisë së armëve. Nufi është pyetur teksa po hynte në mbledhjen e kryeministrit Rama me qeverinë dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, në “Vilën e Kuqe” në Sauk. Ministri i ka mohuar pretendimet për përfshirje në trafik armësh, ndërsa lidhur me audiopërgjimin deklaroi se nuk e kishte dëgjuar. “Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi? Nuk ka…”, u shpreh Nufi, pasi gazetarja e pyeti për akuzat. Më tej, kur u pyet nëse kishte dëgjuar audiopërgjimin, ministri u përgjigj: “Përgjimet e dynjasë do dëgjoj unë?” Gazetarja i kërkoi gjithashtu një...