Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Çfarë shitëm në rajon? Në Serbi dhe Bosnje, zarzavate. Lëndët djegëse, në vendet e tjera
Eksportet shqiptare kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në gjysmën e parë të vitit 2025, duke u bazuar te tregu rajonal. Kosova është shndërruar në motorin kryesor të kësaj rritjeje, me eksportet që janë ngjitur me 72.5% krahasuar me vitin 2024. Edhe Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina regjistrojnë një performancë pozitive, me rritje eksportesh prej 20.7% dhe 21% përkatësisht. Këto shifra tregojnë për forcimin e lidhjeve tregtare me disa nga fqinjët tanë. Megjithatë, jo të gjitha tregjet rajonale kanë performuar mirë. Eksportet drejt Maqedonisë së Veriut shënuan një rënie të ndjeshme prej 29.8%, ndërsa ato drejt Serbisë u ulën me 3.6%. Por çfarë konkretisht po shet Shqipëria në rajon? Kosova, partneri kryesor tregtar i Shqipërisë blen një gamë të gjerë produktesh. Artikujt kryesorë të...