Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Papritur, Ukraina dhe Rusia po përgatiten për bisedimet e para të drejtpërdrejta të paqes që nga pranvera e vitit 2022, kur negociatat që nisën menjëherë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska u ndërprenë. Rruga drejt bisedimeve që pritet të zhvillohen në Turqi më 15 maj ka qenë e shkurtër. Më 7 maj, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës janë prioritet. Më 10 maj, liderët evropianë iu bashkuan presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në thirrjen për një armëpushim tridhjetë ditor që do të fillonte më 12 maj, duke paralajmëruar Rusinë për sanksione shtesë...
Burimi: Opinion.al