Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë po planifikojnë veteranët? Konferencë urgjente para protestës së 7 gushtit
Këtë të mërkurë, 6 gusht, nga ora 11:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të mbajë konferencë për media. Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë kësaj konference, do të jepen detaje lidhur me përgatitjet për protestën e 7 gushtit. Të enjten nga ora 17:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), ka thirrur protestë gjithëpopullore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër Gjykatës Speciale.