Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Çfarë po ndodh në Gaza/ Protestuesit izraelitë dënojnë vrasjen e fëmijëve! Malta do të njohë shtetin palestinez
👁4175
WFP: Nuk ka prova që Hamasi qëndron pas ndihmave të plaçkitura! Programi Botëror i Ushqimit (WFP) nuk ka parë asnjë provë që Hamasi po vjedh ndihmën humanitare, tha drejtori ekzekutiv i organizatës së OKB-së për transmetuesin amerikan CBS. «Jo, aspak», u përgjigj Cindy McCain kur u pyet. «Dëgjoni, këta njerëz janë të dëshpëruar dhe shohin një kamion të Programit Botëror të Ushqimit që po vjen dhe vrapojnë drejt tij», tha ajo. “Kjo nuk ka të bëjë fare me Hamasin apo ndonjë lloj krimi të organizuar, apo ndonjë gjë tjetër. Ka thjesht të bëjë me faktin se këta njerëz po vdesin...