Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Forca të shumta policie, të armatosura rëndë, u panë në Arkivin shtetëror dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Ata kryen kontrolle me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Mësohet se në ato aksione janë vënë në pranga katër zyrtarë. Operacionet e policisë erdhën në bazë të dyshimit të ngritur nga prokuroria për shpërdorim të postit dhe autoritetet zyrtar, sipas nenit 414 të kodit Penal të Republikës së Kosovës. Autoritetet theksojnë se informacione të mëtejshme do të bëhen të ditura për publikun në kohën e duhur. Policia e Kosovës njoftoi se operacioni është shtrirë në tri komuna, në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime....
Burimi: Sot.com.al