Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Çfarë po ndodh? Edhe reperi Noizy shkon në selinë e PS
👁10402
Teksa priten me kërshëri rezultatet e kutive të para, në selinë e PS ka lëvizje, me kandidatë për deputetë e aktivistë, kryesisht të qarkut të Tiranës që janë stacionuar aty. Edhe Noizy është parë teksa del nga selia rozë, i shoqëruar nga miqtë e tij. Vlen të kujtojmë se kënga e krijuar nga Noizy shoqëroj fushatën e PS për zgjedhjet e 11 majit dhe reperi doli disa herë në podiume gjatë takimeve elektorale së bashku me kryeministrin Edi Rama, duke u kërkuar shqiptarëve të mbështesin këtë forcë politike.