Çfarë po hamë? Raporti i KE: Kontrolloni ushqimet, luftoni korrupsionin në AKU, mungojnë laboratorë

Çfarë po hamë? Raporti i KE: Kontrolloni ushqimet, luftoni korrupsionin në AKU, mungojnë laboratorë

DOKUMENTI TIRANË-Komisioni Europian publikoi raportin 2026 për Shqipërinë, ku një sërë mangësish evidentohen edhe për kontrollet ushqimore, funksionimin e institucioneve përgjegjëse, monitorimin e pesticideve dhe kapacitetet laboratorike. Shqetësimet e Komisionit vijë në një periudhë, ku raportimet për bllokimin e produkteve ushqimore në Shqipëri me pesticide, salmonelë e baktere janë shtuar.  Në raportin e vitit 2026 për Shqipërinë, Komisioni Europian kërkon reforma institucionale, përfshirë bashkimin e dy institucioneve Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Raporti thekson se mungojnë ende elemente të nevojshme për garantimin e besueshmërisë së analizave ushqimore. Gjithashtu kërkohet të forcohen kontrollet për produktet që hyjnë në Shqipëri. "Nevojiten reforma institucionale, veçanërisht bashkimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes...