Çfarë ndodhi? PD kërkon hetim për shpërndarjen e bonusit, KQZ e refuzon kërkesën

Çfarë ndodhi? PD kërkon hetim për shpërndarjen e bonusit, KQZ e refuzon kërkesën

Kreu i Komisonit Qendror Zgjedhir (KQZ), Ilirjan Celibashi ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike ku kërkohej nisja e një hetimi lidhur me shpërndarjen e bonusit të pranverës. Partia Demokratike në kërkesën e paraqitur pranë KQZ, kërkonte hetimin për shpërndarjen e bonusit të pranverës pasi sipas tyre ky vendim përbën një akt të pastër elektoral që bie ndesh me parimet dhe nenet e Kodit Zgjedhor. Vetë Ilirjan Celibashi është shprehur se në këtë çështje nuk ka shkelje ligjore pasi shpërndarja e këtij bonusi për pensionistët është miratuar përpara fashës ndaluese që parashikon ligji për zgjedhjet elektorale....
Burimi: Sot.com.al