Çfarë ndodhi? Ndërpritet numërimi në Maliq, ja arsyeja

Çfarë ndodhi? Ndërpritet numërimi në Maliq, ja arsyeja

Vijojnë vonesat me procesin e numërimit në disa KZAZ të vendit. Së fundmi është mësuar se Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve në Maliq ka ndërprerë procesin e numërimit. Shkak për këtë është bërë një kërkesë e numëruesve, të cilët deklarojnë se janë të lodhur dhe duan që ta rifillojnë punën nesër. Në këtë KZAZ ka 74 kuti në total dhe vetëm 36 prej tyre janë numëruar.
Burimi: Sot.com.al