Çfarë ndodhi? Klodiana Lala paralajmëron Blushin: Do të padis në gjyq për…

Çfarë ndodhi? Klodiana Lala paralajmëron Blushin: Do të padis në gjyq për…

Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar Tedi Blushin se do ta hedhë në gjyq për deklaratat e tij në lidhje me të dhe familjen e saj. “Do shkojë në gjyq me mua Tedi Blushi duhet të kërkojë falje publike. Ajo që bëri është shumë e rëndë për familjen time”, tha Lala, e ftuar në një studio televizive. Tedi Blushi akuzoi gazetaren se ka inskenuar një akt kriminal në emër të familjes së saj për të përfituar azil në Angli. Pas kësaj akuze ka ardhur dhe paralajmërimi i gazetares se nëse nuk kërkon falje publike, do ta çojë në gjyq.    
Burimi: Sot.com.al