Çfarë ka në paketën ushtarake 652 milionë dollarëshe, që SHBA-ja po ia shet Ukrainës

Çfarë ka në paketën ushtarake 652 milionë dollarëshe, që SHBA-ja po ia shet Ukrainës

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do t’i shesë Kievit një pako pajisjesh ushtarake në vlerë prej 322 milionë dollarësh. Një ditë më pas, Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur aprovimin e shitjes së një pakoje tjetër ushtarake për Ukrainën, që kushton 330 milionë dollarë. Dy sisteme të armëve, të cilat Ukraina tashmë i përdor, do të përforcohen me pajisje dhe mbështetje shtesë në kuadër të shitjes së pakos së parë, sipas një komunikate për media nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Raketa...