Çfarë fshihet pas përshëndetjes së stjuardeseve kur ngjiteni në avion?
Udhëtarët ajrorë do ta kenë të njohur këtë: asistentët e fluturimit qëndrojnë te dera e avionit dhe i përshëndesin të gjithë teksa hipin në aeroplan. Një akt shërbimi dhe mirësjelljeje? Nga njëra anë, po. Por nga ana tjetër, është edhe një masë sigurie. “Gjatë hipjes në bord, ekuipazhi i kushton vëmendje të veçantë sjelljes së pasagjerëve”, thotë Shoqata Federale e Industrisë Gjermane të Aviacionit (BDL). Kjo do të thotë që kushdo që duket i dyshimtë ka të ngjarë të vëzhgohet pak më nga afër. Nëse pasagjerët janë dukshëm nën ndikimin e alkoolit, sillen në mënyrë të papërshtatshme ose në një mënyrë që përbën rrezik për sigurinë, atyre mund t'u refuzohet hipja në bord. E njëjta gjë vlen edhe nëse ata thjesht nuk i kushtojnë vëmendje...
Burimi:
syri.net