Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

Të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, të mërkurën. Sipas autoriteteve rajonale të Castilla-La Mancha, 58 persona po trajtohen në spitale, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuar dhe trupa në rrënojat e trenave. Aksidenti ndodhi në provincën e Toledos, kur një tren i kompanisë shtetërore RENFE u përplas me pjesën e pasme të një treni të kompanisë private IRYO, i cili ishte ndalur në shina. Përplasja shkaktoi daljen nga shinat të dy vagonëve të trenit IRYO. Ngjarja është aksidenti i dytë vdekjeprurës hekurudhor në Spanjë brenda këtij viti. Në janar, 46 persona humbën jetën në një tjetër përplasje mes trenave të operuar nga të njëjtat...