Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Çfarë e pret Dodikun: Thirrja për burg dhe fundi i mandatit presidencial
Millorad Dodik BOSNJE- Lëshimi i “aktit udhëzues” për vuajtjen e dënimit me burg është dokumenti që Millorad Dodik, president i entitetit të Republikës Sërpska (RS) në Bosnjë e Hercegovinë, pritet ta marrë nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës, pas pranimit zyrtar të aktgjykimit përfundimtar. Pas kësaj pritet të vijë edhe vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnjës dhe Hercegovinës (KQZ), që duhet të shpallë përfundimin e mandatit të Dodikut në krye të entitetit. Sipas Ligjit zgjedhor të Bosnje e Hercegovinës, një zyrtari të zgjedhur i përfundon mandati “ditën kur merr aktgjykim të formës së prerë me të cilin është dënuar...