Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Çfarë duhet të ndodhë më shumë këtu?”/ Situata me zjarret, reagon ashpër gazetari: Kjo është një çmenduri, nuk mund…
Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari Mentor Kikia ka publikuar pamje nga vendngjarja dhe e cilëson si një çmenduri, që nuk mund të fshihet pas fjalës “aksident natyror”. Vijon përhapja e vatrës së zjarrit në Vlorë. Mësohet se në fushën e mbetjeve në këtë qytet flakët janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë, çka ka krijuar tym nga djegia. Kikia akuzon qeverinë dhe bashkinë për keqmenaxhim të gjendjes së mbetjeve. Postimi i plotë: “Sërish zjarr e smog në fushën e mbetjeve në Vlorë! Çfarë duhet të ndodhë më shumë këtu? Kjo është një çmenduri, që nuk mund të fshihet më pas fjalës “aksident natyror”. Qeveria dhe bashkia duhet të ndalojnë së “menaxhuari” mbetjet duke i djegur në natyrë”.