Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

Italia, Danimarka dhe shtatë vende të tjera të BE-së duan që të ketë një interpretim të ri të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në sfondin e politikës së migrimit. Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) me seli në Strasburg është përgjegjëse për respektimin e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut të nënshkruar nga 46 shtete. “Ruajtja e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjykatës është fondamentale”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Alain Berset. “Në sfondin e sfidave komplekse të kohës sonë detyra jonë është ta forcojmë Konventën dhe jo ta dobësojmë atë”, theksoi ai....
Burimi: Top-Channel.tv