Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çështja “Bankers”/ Gjykata e Apelit shtyn vendimin për masat e sigurisë, ja kur do të mbahet
Vendimi përfundimtar do të bëhet publik në orën 10:00. Avokatët mbrojtës sapo kanë përfunduar mbrojtjen dhe parashtrimet e tyre rreth ankimit të bërë mbi masat e sigurisë të caktuara më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier. Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi masat e sigurisë për të dyshuarit në çështjen e “Bankers Petrolum”. Kujtojmë që Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, shtetasi kinez Hong Ping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo kanë masë sigurie “arrest në burg”. Pesë persona të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa 3 të tjerë në detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit.