Cesare Pavese: Do të vijë vdekja dhe do t’i ketë sytë e tu
Do të vijë vdekja dhe do t’i ketë sytë e tu,kjo vdekje që nuk na ndahet ngamëngjesi deri në mbrëmje, e pagjumë,e shurdhët, si një pendim i vjetër,a një ves i pakuptimtë. Sytë e tudo të jenë një fjalë e kotë,një britmë e mbytur, një heshtje.Të tillë i sheh çdo mëngjeskur e vetme përkuleshpara pasqyre. O shpresë e dashur,atë ditë do ta dimë edhe neqë je jeta dhe asgjëja.Për të gjithë vdekja ka një shikim.Do të vijë vdekja dhe do t’i ketë sytë e tu.Do të jetë si të heqësh dorë nga një ves,si të shohësh një fytyrë të vdekurtek rishfaqet në pasqyrë,si të dëgjosh një buzë të mbyllur.Të heshtur do të biem në humnerë. Përktheu: Orjela Stafasani ———————— Lexo edhe: BERTOLT BRECHT: LUFTA QË...
Burimi:
kultplus.com