Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Çefa i KAS sqaron procesin: Jo rinumërim, vlerësojmë nëse një kuti ka elementë për t’u shpallur e parregullt
Elvis Çefa, anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në një deklaratë për media tha se procesi aktual nuk ka të bëjë me rinumërim, por me vlerësimin e elementëve që mund të çojnë në shpalljen e një kutie votimi si të parregullt ose të pavlefshme. Ai theksoi se vetëm KAS ka autoritetin për të vendosur mbi vlefshmërinë e votave, ndërsa detyra e numëruesve është vetëm të konstatojnë mungesën apo praninë e elementëve ligjorë në fletët e votimit. Më poshtë, deklarata e plotë e Çefës: "Vlerësojmë nëse kjo kuti ka elementë për t’u shpallur e parregullt ose e pavlefshme, jo rinumërim. Sepse rinumërimi bën ndryshimin e tabelës, ne nuk do e bëjmë këtë. Për sa kohë kjo votë është e parregullt, është e pavlefshme. Numëruesi...