“Çdo gjë që bëj, e financoj unë”, Trump inspekton punimet për sallën e re të banketeve që do të kushtojë 200 mln dollarë

“Çdo gjë që bëj, e financoj unë”, Trump inspekton punimet për sallën e re të banketeve që do të kushtojë 200 mln dollarë

Presidenti Donald Trump, në një vizitë të papritur, u shfaq në çatinë e sallës së konferencave të Shtëpisë së Bardhë të martën në mëngjes për të inspektuar vendin e ndërtimit ku do të ndërtohet salla e re luksoze e banketeve. Vizita ishte e paparalajmëruar, por gazetarët që ishin në kompleks u informuan rreth orës 9:40 të mëngjesit me kohën lokale se presidenti amerikan mund të shfaqej. Pas rreth një ore pritjeje dhe masave të shtuara të sigurisë, përfshirë vendosjen e snajperëve në çatinë e Krahut Perëndimor, Trump u shfaq në çati. snajperet ne cati Në krah të tij ishte arkitekti James McCreary, përgjegjës për projektimin e zgjerimit mbresëlënës, të cilin zëdhënësja Caroline Levitt e kishte përshkruar si një “shtesë luksoze dhe të nevojshme” me “harmoni të brendshme dhe ndërtim të...