“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

Për një grua të sapomartuar në Teheran, paratë që ishin të destinuara për festën e dasmës përfunduan si kapar për banesën. Tani, ajo punon në dy ndërrime për të shlyer një kredi, teksa së bashku me bashkëshortin e saj e kalojnë shumicën e kohës së tyre duke punuar. “Shtëpia jonë është shndërruar në një vend ku thjesht flemë”, i tha ajo Radio Farda të Radios Evropa e Lirë. “Çdo ditë kur zgjohemi e dimë se jemi më të varfër se një ditë më parë”. Rrëfimi i kësaj gruaje, e cila kërkoi që emri i saj të mos i publikohej, nxjerr në pah vështirësitë gjithnjë e më të mëdha me të cilat përballen iranianët e zakonshëm, pasi rritja e kostos së jetesës po i detyron familjet...