Sëmundja parazitare Chagas, kjo ‘vrasëse e heshtur’ që po përhapet në disa shtete të SHBA-së
Një sëmundje pak e njohur po përhapet në SHBA, kryesisht në shtetin e Kalifornisë, paralajmërojnë zyrtarët e shëndetësisë. Në një studim të ri të botuar në revistën e CDC-së për Sëmundjet Infektive në Zhvillim, studiuesit deklarojnë se rastet njerëzore të sëmundjes Chagas janë konfirmuar në tetë shtete, duke i bërë ata të rekomandojnë që sëmundja të […]
Kur ‘zërat në kokë’ nuk janë çrregullim: Kulturat ku halucinacionet i shohin si dhuratë shpirtërore
Në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM-5), dëgjimi i zërave cilësohet si një nga shenjat kryesore të skizofrenisë dhe psikozës. Por në kultura të ndryshme të botës, kjo përvojë nuk shihet gjithmonë si sëmundje. Në Perëndim, disa halucinacione janë më të pranueshme se të tjerat. Studimet tregojnë se deri në 80% të amerikanëve dhe europianëve […]
Koçiu: Mbi 68 mijë turistë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore
Gjatë sezonit turistik veror 36 qendra shëndetësore, nga veriu në jug, garantuan shërbim mjekësor për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha sot se “68108 pushues vendas e të huaj kanë marrë shërbim nga 1 qershori deri më 31 gusht, […]
Ajazi: 21 shtretër të rinj elektrikë për spitalin e Gramshit
Spitali i Gramshit pajiset me 21 shtretër të rinj spitalorë, elektrikë dhe modernë. Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi nënshkroi sot një marrëveshje bashkëfinancimi me drejtorin e zyrës për Shqipërinë dhe Kosovën i fondacionit “Islamic Relief Albania” për pajisjen me 21 shtretër të rinj spitalorë, elektrik dhe modern të spitalit të qytetit të Gramshit. […]
Pse duhen përdorur arrat për shëndetin e trurit dhe fuqizimin e kockave
Arrat janë një produkt i jashtëzakonshëm, veçanërisht për nevojat e trupit tonë në vjeshtë. Arrat janë në të vërtetë një minierë antioksidantësh efektive për shëndetin e zemrës, trurit dhe gjithë sistemit kockor. Gjithashtu dhe për më tepër këto produkte përfshihen në listën e ushqimeve që ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Frutat e arrave janë një […]
I masni ilaçet e fëmijëve me lugë? Mjekët thonë të ndaloni menjëherë se po u dëmtoni mëlçinë
Nëse përdroni lugën si mjet matës për medikamentin e fëmijës që mund të merret për kollën apo temperaturën e tij, duhet ta ndaloni menjëherë. Këtë këshillë e japin si një urdhër më tepër, mjekët pediatër amerikanë, sipas të cilëve ky është një zakon i gabuar duke qënë se shkakton një dozim jo të mirë duke […]
Të çmuara për shëndetin, pse duhet të konsumojmë fara lini çdo ditë
Farat e linit janë bërë një nga ushqimet më të preferuara për një stil jetese të shëndetshëm, falë vlerave të shumta ushqyese që ofrojnë. Të pasura me fibra, acide yndyrore omega-3 dhe proteina bimore, ato ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, balancimin e kolesterolit dhe mbështetjen e shëndetit të zemrës. Përveç kësaj, falë përmbajtjes së lartë […]
Këto janë 4 vitaminat që duhet t’i merrni patjetër në vjeshtë
Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin. Ekspertët vënë theksin si gjithnjë tek vitaminat, ushqyerja e shëndetshme madje edhe suplementet në raste të caktuara. Më poshtë kemi renditur 4 nga vitaminat që ju duhen patjetër për të qenë në formë këtë vjeshtë. […]
Nuk është i dëmshëm?/ Studim i ri vë në dyshim rrezikun e mishit të kuq për shëndetin
Një studim i fundit ka hedhur dyshime mbi njohuritë e mëparshme rreth ndikimit të konsumit të mishit të kuq në rrezikun për zhvillimin e kancerit, duke sugjeruar se proteinat shtazore mund të lidhen madje me ulje të vdekshmërisë nga kjo sëmundje. Për vite me radhë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar mishin e kuq […]
Studiuesit paralajmërojnë: Rreth 90% e të rriturve autikë mbi 40 vjeç janë të padiagnostikuar në Mbretërinë e Bashkuar
Një raport i ri ka zbuluar se deri në 97 përqind e të rriturve autikë mbi moshën 40 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar mbeten të padiagnostikuar, duke i ekspozuar ata ndaj rreziqeve të larta për shëndet të dobët, izolim social dhe jetëgjatësi të reduktuar. Studiuesit paralajmërojnë se ky grup është në mënyrë disproporcionale i prekur […]