Aktualitet

62601 rezultate u gjendën

  1. Nga jahti në avion, nga selfie me Macron te qelia në Francë ,“luksi” i shfrenuar i Ermal Beqirit që grabiti AKSHI-n…

    Nga jahti në avion, nga selfie me Macron te qelia në Francë ,“luksi” i shfrenuar i Ermal Beqirit që grabiti AKSHI-n…

    Vetëm një vit më parë, Ermal Beqiri publikonte me krenari një fotografi me presidentin francez Emmanuel Macron. Në një postim në LinkedIn, ai e përshkruante takimin si “më shumë se një nder”, ndërsa Francën si vendin që i kishte dhënë “strukturë, disiplinë dhe një shtëpi të dytë”. Në atë kohë, Beqiri paraqitej si një sipërmarrës […]

  2. Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

    Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

    Qeveria do të duhet të kryejë një analizë organizative, funksionale dhe buxhetore përpara se të krijojë, bashkojë, ndryshojë ose mbyllë një institucion varësie apo agjenci autonome. Kërkesa përfshihet në ligjin nr. 63/2026 publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare dhe që hyn në fuqi në muajin gusht, i cili ndryshon kuadrin ligjor për organizimin e administratës […]

  3. Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Xholit kandidon edhe Rovena Zoto

    Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Xholit kandidon edhe Rovena Zoto

    Pas Adnand Xholit, prokurorja Rovena Zoto (Bozo) ka dorëzuar kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas ndryshimeve të Kushtetutës në vitin 2016, kryeprokurori zgjidhet nga tre të pestat e Kuvendit me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë emërimi. Fillimisht, emrat që synojnë detyrën paraqesin dosjen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë që bën […]

  4. Dosja “Balluku”/ SPAK firmos disa urdhër-kontrolle të tjera, BKH zbarkon në banesa dhe zyra

    Dosja “Balluku”/ SPAK firmos disa urdhër-kontrolle të tjera, BKH zbarkon në banesa dhe zyra

    SPAK ka firmosur disa urdhra kontrolli në kuadër të hetimit ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbarkuar në banesa, zyra dhe ambiente të tjera, me qëllim zbatimin e urdhrave të miratuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake. Kontrollet po kryhen në kërkim të provave të reja, pasi gjatë hetimeve janë […]

  5. “Dëgjo popullin!” Partia e Demokratëve Evropianë i bën thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare

    “Dëgjo popullin!” Partia e Demokratëve Evropianë i bën thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare

    Partia e Demokratëve Evropianë ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar “Revolucionin e Flamingove” si një shembull të dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Demokratët Evropianë theksuan se dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja janë kërcënime reale, por sipas tyre ato nuk duhet […]

  6. Franci Nuri: Gonxhe, lëri kërcënimet! Bëj gati mbrojtjen për 4.3 milionë eurot

    Franci Nuri: Gonxhe, lëri kërcënimet! Bëj gati mbrojtjen për 4.3 milionë eurot

    Sekretari për të drejtat e njeriut në PD, Franci Nuri me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka komentuar deklaratat e djeshme të ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja. Nuri shkruan se, Gonxhja duhet të lërë kërcënimet dhe të bëjë gati mbrojtjen për 4.3 mln eurot që i dha për Kaney West. Reagimi i plotë: […]

  7. Hetimet për Belinda Ballukun/ SPAK urdhëron 4 kontrolle në banesa dhe zyra në Tiranë dhe Durrës

    Hetimet për Belinda Ballukun/ SPAK urdhëron 4 kontrolle në banesa dhe zyra në Tiranë dhe Durrës

    Vetëm pak ditë nga zgjatja e afatit të hetimit për një periudhë 3 mujore, prokuroria e posaçme SPAK ka ushtruar 4 kontrolle të tjera që lidhen me çështjen Balluku. Të 4 kontrollet janë kryer në disa banesa dhe zyra, në Tiranë dhe Durrës, dhe bëhet fjalë për individë të rrethit familjar dhe biznesmenë të ish-zv/kryeministres […]

  8. Drejt hapjes konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc, Gjuriç tregon detajet e takimit me Hoxhën

    Drejt hapjes konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc, Gjuriç tregon detajet e takimit me Hoxhën

    Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, i cili tha se dakordësia është arritur gjatë takimit me homologun e tij shqiptar, Ferit Hoxha. Në një intervistë për Radio Beogradin, Gjuriç deklaroi se […]

  9. Zgjerohet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, priten kandidatura të reja

    Zgjerohet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, priten kandidatura të reja

    Gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm pritet të ketë kandidatura të reja përpara përfundimit të afatit zyrtar për aplikime. Sipas burimeve, deri më 1 gusht, afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave, pritet të aplikojnë edhe prokuroret Fatjona Memçaj dhe Arta Marku, si edhe Ylli Pjetërnikaj. Deri tani, kandidaturat e konfirmuara zyrtarisht janë ato […]

  10. SPAK kërkon prova të reja për ‘dosjen Balluku’, BKH zbarkon në banesa e zyra

    SPAK kërkon prova të reja për ‘dosjen Balluku’, BKH zbarkon në banesa e zyra

    SPAK ka autorizuar kryerjen e kontrolleve në kuadër të hetimit ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas burimeve, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbatuar urdhrat e kontrollit në disa ambiente, përfshirë banesa dhe zyra, me qëllim mbledhjen e provave të mundshme që lidhen me çështjen nën hetim. Veprimet hetimore janë ndërmarrë pas vendimit për zgjatjen […]