PS kundër debatit në Kuvend për Vlora Hysenin, Bardhi: S’po pengojmë SPAK-un, Rama të na japë llogari

PS kundër debatit në Kuvend për Vlora Hysenin, Bardhi: S’po pengojmë SPAK-un, Rama të na japë llogari

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për mocion me debat në Kuvend lidhur me arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Socialistët e kundërshtuan kërkesën e PD për mocion me debat, me argumentin se përgjegjësia penale është individuale dhe çështja duhet t’i lihet drejtësisë. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se çdo dyshim ndaj Hysenit duhet të hetohet deri në fund nga SPAK, pa ndërhyrjen e politikës. Sipas tij, Kuvendi nuk mund të dublikojë prokurorinë dhe të përdorë instrumentet e kontrollit parlamentar për të verifikuar prova apo për të përcaktuar përgjegjësi penale. “Lidhur me hetimet mbi ish-drejtoren e Shërbimit Informativ ne presim që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund nga SPAK, të cilët duhen lënë të...