Zjarr i madh në Libofshë, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi drejt tokave bujqësore
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në fshatin Daullas të Libofshës, në Fier, ditën e sotme (1 tetor). Flakët kanë nisur në kanalet me kallamishte dhe janë përhapur me shpejtësi në disa toka bujqësore të fshatit. Raportohet se nuk rrezikohen banesa apo prona të fermerëve. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Burimi:
javanews.al