EMRI/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Kavajë i kërkuari nga Italia, do ekstradohet!

EMRI/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Kavajë i kërkuari nga Italia, do ekstradohet!

Një 47-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane është arrestuar në Kavajë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Fast”. Shtetasi Fatmir Mahmudaj u lokalizua dhe u kap nga specialistët e FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë. Ai u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë. 47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolonjës kishte lëshuar më 25 maj 2026 një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij. Autoritetet italiane e akuzojnë Mahmudajn për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ai dyshohet se është pjesëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Njoftimi i policisë: “Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “Fast”, finalizohet një tjetër fazë....